Njerëzit në Gjermani po paguhen për të konsumuar energji elektrike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2016, 22:06
Gjermana ka aq shumë energji të ripërtëritshme, sa që konsumatorët po paguhen për të konsumuar elektricitet.Sipas Quartz, që citon të dhëna nga Agora Rnergiewende, moti i favorshëm dhe erërat e forta në 8 Maj bënë që erërat, termocentrale diellore dhe hidroelektrike të prodhonin 54.6 GW energji, sa 80% e energjisë që konsumohet në të gjithë vendin.Si rezultat , çmimi ra ndjeshëm nga ora 7 e mëngjesit deri në 5 të pasdites, -130 euro për MWh në orën 1.Konsumatorët e energjisë u paguan nga prodhuesit për t’i marrë elektricitetin “nga duart”.Me burime të ripërtërishme që prodhojnë kaq shumë energji, disa impiante u hoqën përkohësisht nga përdorimi./Oranews.tv/