Kosova shënon fitoren e parë pas pranimit ne FIFA dhe UEFA, mund 2-0 Ishujt Faroe
Kosova ka shënuar fitoren e parë dhe historike pas pranimit në FIFA dhe UEFA.Përfaqësuesja e Kosovës mposhti me rezultat 2-0 Ishujt Faroe pas një ndeshje shumë të mirë. Ndeshja filloi me një dominim të lehtë të Kosovës, ndërsa rastin e parë e kishte Ensi Alushi (15’) që gjuajt jashtë portës.Besar Halimit në minutën e 24-të vë në sprovë portierin kundërshtarë, por mbron. Në minutën e 36-të Bersant Celina ndëshkohet me kartonë të kuq duke e lënë Kosovën me 10 lojtarë.Por kjo gjë nuk i shokoi lojtarët tanë, pasi në minutë e 43-të gjetën golin e epërsisë. Ishte Albert Bunjaku që me kokë shënoi për 1-0. Më këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë.Në pjesën e dytë Kosova edhe pse me 10-të futbollistë menaxhoi mjaftë mirë lojën duke pasur më shumë nga loja. Bernard Berisha shumë herë ngriti në këmbë tifozët që ishim mbi 7 mijë me kalimet e tij të bukura.Në minutën e 78-të edhe Ishujt Faroe mbeten me 10 lojtarë pas largimit me të kuq të një lojtari. Në minutat e fundit Kosova u hedh në sulm dhe gjeti edhe golin e dytë me Elbasan Rashanin.Kosova realizoi fitoren e parë pas pranimit në FIFA dhe UEFA. /Telegrafi/