"Dikur dukesha kot fare"

Sot ajo është një ikonë e stilit, dhe duket shkëlqyeshëm.Edhe një herë ka treguar se sa krenare është me figurën e saj të re: 28-vjeçarja Kelly Osbourne arriti në "Cosmopolitan Ultimate Women of The Year Awards 2012", për të marrë çmimin "Ultimate Style Award". Duke marrë çmimin, Kelly ishte e befasuar, ndërsa me deklaratën e saj, i bëri të qeshnin të pranishmit."Dikur dukesha kot fare! Kurrë nuk kam menduar që do të marrë një çmim për stil të mirë. Fakti që revista 'Cosmopolitan' më ka vënë mua në kopertinë para disa vitesh , me të vërtetë bëri mrekulli për vetëbesimin tim", pranoi Kelly.Në këtë eveniment ajo ka ardhur dorë për dore me të dashurin e saj, i cili ishte mbështetës i saj. Para se të merrte çmimin , Kelly ishte mysafire në emisionin e mëngjesit "This Morning ', ku foli për luftën që po bën me peshën e saj. Kelly, në fakt, ka humbur 27 kilogramë, por ka pranuar se kjo nuk ishte e lehtë."Ku e shihni veten në një dritë të caktuar, është e vështirë që ta ndryshoni atë. Njerëzit të cilët janë të shëndoshë e që humbasin peshë, gjithmonë do të shikojnë veten në pasqyrë si me mbipeshë, pa marrë parasysh. Unë nuk e kam parë trupin tim me atë sy, por unë kisha 27 kilogramë më tepër . Çdo ditë njerëzit që më kalojnë afër më thonë: oh, sa e hollë dhe e bukur je live. Dhe unë u them: ju falënderoj për komplimentet.