Publikon albumin më të ri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Tetor 2012, 12:59
Kylie Minogue zgjodhi 25-vjetorin e debutimit të saj në muzikë për të publikuar albumin e saj të ri. Australiania shfaqet në kopertinën e albumit, "The Abbey Road Sessions", me një fustan të gjatë me nuanca ari, album i cili tashmë doli në shitje. Ky album është një ripërpunim i këngëve më të mira të Kylie Minogue-t në karrierën e saj 25-vjeçare në muzikë.
Veç muzikës, një vend të veçantë tek Minogue zë edhe moda e për këtë këngëtarja njoftoi hedhjen në treg të librit të saj "Kylie Fashion", libër që është në proces botimi e që pritet të dalë në treg më 19 nëntor. "Ky libër është një përmbledhje e raporteve të mia me disa prej njerëzve më të talentuar të botës së modës përgjatë gjithë karrierës sime", tha ajo.