Kalon në zhanrin e muzikës Jazz

Tony Bennett ka thënë për "Billboard" se ai synon që me Lady Gagan të regjistrojë një album duet xhazi pasi ai të përfundojë punën në "Viva Duets", ndërsa ajo njofton botimin e vet të ardhshëm, "ARTPOP.""Kjo me të vërtetë do të vërtetojë se ajo është një nga këngëtaret më të mira të xhaz muzikës që ka dëgjuar ndonjëherë dikush", tha muzikanti legjendar, të cilit bashkëpunimi me Gagan pa dyshim se i ka pëlqyer mjaft, kështu që ai vendosi të vazhdojë.Ata të dy vitin e kaluar regjistruan duetin "The Lady Is A Tramp" ndërsa aktualisht janë në procesin e zgjedhjes së këngëve për një album të përbashkët.Ndërsa kohë më parë këngëtarja skandaloze, Gaga, kishte deklaruar se është fotografuar lakuriq para Tony Bennett dhe fotot do të botohen në revistën "Vanity Fair".