Disney paguan 4 miliard dollarë për Lucasfilm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2012, 10:27
Kompania Walt Disney ka njoftuar se planifikon ta blejë për më shumë se 4 miliard dollarë kompaninë Lucasfilm, prodhuesin e filmave “Star Wars”.Në njoftim gjithashtu thuhet se një film i ri “Star Wars 7”, pritet të publikohet në vitin 2015.George Lucas, krijuesi i “Star Wars” dhe pronari i vetëm i Luacasfilm, tha përmes një deklarate se ka ardhur koha që ai t`ia kalojë “Star Wars” një gjenerate të re të krijuesve të filmit.Filmi i parë “Star Wars”, me regji të George Lucas, u publikua në vitin 1977. Që atëherë, gjashtë filmat kanë arritur të mbledhin më shumë se 4.5 miliard dollarë në mbarë botën.