Tronditet Simpson, babai i saj homoseksual
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2012, 17:51
Jessica Simpson është dobësuar rreth 30 kg nga dëshpërimi. Këngëtarja e njohur është tronditur shumë, pasi zbuloi se babai i saj është homoseksual.Pas 35 vitesh martesë me nënë e Jessica-s, me të cilën ishte divorcuar pak muaj më parë, Joe Simpson e ka braktisur familjen për modelin 21-vjeçar Bryce Chandler. Lajmi u përhap nga "National Enquirer", duke cituar burime të sigurta.Muajt e fundit, 54-vjeçari Joe Simpson është arrestuar disa herë, pasi është kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, por askush nuk e kuptonte shkakun e gjendjes së tij. Tashmë duket se çdo gjë u qartësua. 54-vjeçari ka vendosur të ndryshojë rrënjësisht jetën, duke jetuar me një djalë që është më i vogël se vajza e tij.