Maddona nënë e ashpër? I blen shtëpi vajzës së saj
Madonna është një nënë mjaft e ashpër me fëmijët e saj, por edhe u beson verbërisht atyre. Dhe ja për 16 vitet e vajzës së saj, Lourdes ajo ka vendosur t'i dhurojë një apartament në zonën më ekskluzive të Manhattan.Sipas një burimi për Daily Star, Lourdes është shumë entuziaste, do të zgjedhë vetë dhe më pas të vendosë se me kë do të transferohet.Në fillim të këtij muaji, Madonna foli për raportin e saj me katër fëmijët, Lourdes, Rocco, dhe fëmijët e adoptuar Mercy James dhe David Banda. "Fëmijët e mi janë prioriteti im. Por tashmë janë të rritur dhe nuk mund ti marr me vete në udhëtimet në gjithë botën.Do të ndihesha e papërgjegjshme nëse nuk do të kisha ndalur turin për të kaluar kohë me ta. Vajza ime shumë shpejt do të lërë shtëpinë", ka thënë Madonna.