Në Halloween si taleban
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2012, 13:44
Chris Brown është vendosur vazhdimisht në qendër të vëmendjes publike për bëmat e tij.Reperi 23-vjeçar, disa vite më parë fitoi kritika të shumta për shkak të abuzimit fizik të të dashurës së tij, Rihannës.Këtë herë, Brown rikthehet në telashe për shkak të zgjedhjes së veshjes që bëri për festën e "Halloween"-it.Reperi zgjodhi një kostum arab, të ngjashëm me atë të talebanëve afganë dhe vendosi në kraharor një gjerdan me fishekë.Një zgjedhje e tillë, ndonëse në një ditë festive si ajo e "Halloween"-it, u konsiderua si e papërshtatshme dhe fyese ndaj botës arabe prej reperit.Por ai ishte indifferent ndaj cdo reagimi dhe vendosi të shijonte atë natë dhe kaq.