Vriten me qindra majmunë në Mauricius

Një grup për të drejtat e kafshëve ka publikuar fotografi dhe video të qindra majmunëve që, sipas grupit, janë vrarë nga një fermë për mbarështim në Mauricius.Grupi për të drejtat e kafshëve, BUAV tha se majmunët po shumëzohen për t`iu shitur laboratorëve në SHBA dhe në Evropë. Sipas këtij grupi, majmunët janë vrarë sepse janë rritur shumë për t`u shitur.BUAV thotë se vrasja e tyre ndodhi në një laborator të quajtur Noveprim, i cili nuk ka shprehur gatishmëri për të komentuar për media, njofton agjencia e lajmeve AFP.Përfaqësuesja e grupit, Sarah Kite i ka quajtur vrasjet mizore dhe këtë akt e ka cilësuar si një masakër të pakuptimtë. Sipas saj, majmunët është dashur të lirohen, e jo të vriten.Sipas këtij grupi, Mauricias eksporton më shumë se 10 mijë majmunë çdo vit për laboratorë të ndryshëm.