Doni të dobësoheni? Shihni një film horror
Doni të dobësoheni? Mund të humbisni më shumë peshë se çmund ta imagjinoni duke parë një film horror. Për të djegur kalori më shumë se një shëtitje 30-minutëshe, uluni në divan dhe shihni një film.Sipas një studimi të kryer gjatë një filmi horror trupi harxhon aq kalori sa përmban një çokollatë normale, rreth 113 kalori.Shkencëtarët e universitetit Westminstër kanë testuar dhjetë njerëz që kanë parë filmat klasik të horrorit.Ata kanë monitoruar rrahjet e zemrës së tyre, prodhimin e oksigjenit dhe nxjerrjen e dioksidit të karbonit për të parë se sa energji është përdorur.Në filmat horror që trupi harxhon më shumë energji u renditën, Shining në vendin e parë, prodhim i vitit 1980 me Jack Nicholson, më pas Jaës i Steven Spielberg, në 1975, dhe në vend të tretë klasiku "Exorcist" me Max von Sydow në 1973.