Rita Ora pezullon koncertin në New York pas uraganit “Sandy”

Këngëtarja e famshme kosovare Rita Ora, e cila këto ditë kishte planifikuar të zhvillonte një koncert në New York, duket se do të detyrohet t’i anulojë këto plane për shkak të uraganit “Sandy”.Në rrjetin social Twitter, këngëtarja kosovare ka shprehur keqardhjen e saj për popullin amerikan, duke cituar gjithashtu se ajo është e gatshme në çdo moment të vazhdojë me koncertin e planifikuar, nëse edhe fansat e saj ndihen njësoj.Por situata e krijuar në New York, duket se do ta detyrojë Ora të rikthehet kur moti të jetë më i qetë.