Shpëton mrekullit serfisti pas një dueli me peshkaqenin

Nje serfist ne Kaliforni eshte perballur me friken e tij me te madhe. Ai ka luftuar me nje peshkaqen duke e goditur ate vazhdimisht ne koke , e kjo vetem disa caste pasi peshkaqeni e kishte kafshuar ate.25 vjecari po qendronte ne bordin e tij 150 metra larg bregut, me qellimin qe te ishte ne ndjekje te dallgeve me te medha, pasi sic eshte shrehur ai, keshtu veprojne serfistet ne ndjekje te adrenalines.Sccot Stephens, viktima apo ne kete rast triumfuesi i gjithe kesaj historie, nga kjo perballje vec kujtimeve te frikes qe perjetoi do mbaje me vete edhe 8 plaga te thella te shkaktuara pikerisht nga kafshimi i peshkaqenit.I pyetur pas kesaj ngjarjeje, ai ka pershkruar se peshkaqeni qe e terhoqi ate ne zhytje e qe mbiu nga hici, ishte i bardhe dhe rreth 4 metra i gjate."Peshkaqeni u vervit rreth meje, e me pas papritur mu hodh duke me kafshuar ne krah, me shkundi disa here me rradhe dhe me terhoqi ne thellesi" - ka deklaruar ai nga shtrati i spitalit."Kur ndodhesha nene uje hapa syte dhe fillova ta godas ate ne koke me grushta me sa fuqi kisha, derisa vura re qe po me leshonte… pashe shume gjak" - shtoi i riu."Me te verete une nuk ndjeja asgje ne ato moment kur pashe se ne c'gjendje isha… ndoshat pasi isha ne gjendje shoku. Problemet filluan te nesermen ne mengjes kur isha shtruar ne spital".Mjeket qe u prononcuan thane se "djali ishte me fat qe bordi i tij i serfit ka mundur te mbaje pjesen me te madhe te forces se kafshimit te nofullave te peshkaqenit, pasi perndryshe e gjithe ajo force sebashku me dhëmbet e mprehte prej 'predatori' te peshkaqenit te bardhe do te kishin arritur ne organet jetësore te te riut, duke rritur rrezikshmerine dhe komplikuar nderhyrjet e operacioneve qe ne do ndermerrnim".Pavaresisht kesaj ekperience dramatike, i riu Stephens tha se kjo nuk do ta mbante ate larg nga uji i oqeanit. "Me siguri do te jem shume i frikesuar, jam i sigurt. Me patjeter qe do kem perpara disa barriera psikologjike, te cilat duhet ti kalojë. Por mendoj se kjo do te jete e vlefshme" - ka perfunduar ai.Nese pyesni per te, ai ishte ne gjendje qe te rikthehet perseri ne breg ku e priste bordi i tij gati per sfiden e rradhes.