Trualli në Karaburun, Llalla në Vlorë: Pas përvetësimit grup i strukturuar kriminal

Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla i shoqëruar dhe nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka zbarkuar sot në Vlorë.Llalla mësohet se po zhvillon një takim me dyer të mbyllura me prokurorë të Vlorës, në fokus të së cilit është trualli në Karaburun i sekuestruar tashmë nga Prokuroria dhe për të cilin janë arrestuar disa persona.Burime nga prokuroria bëjnë me dije se dyshohet se pas përvetësimit të tokës fshihet një grup i strukturura kriminal.“Nga janari deri më tani janë sekuestruar rreth 500 hektarë tokë , toka ishte e përfituar me dokumente të falsifikuara” theksojnë burimet.Gjatë takimit, mësohet se është vendosur që të ushtrohet kontroll për të gjitha pronat në bregdet duke nisur që nga viti 1994. Prokurorët do të verifikojnë të gjitha certifikatat e pronësisë të dhënat gjatë këtyre viteve./Ora News/