Sulmohet me kallashnikov godina e komunës së Mitrovicës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Qershor 2016, 09:28
Godina e komunës së Mitrovicës është sulmuar me kallashnikov rreth orës 01:53 të mesnatës së të mërkurës, 1 qershor.Burime të Veriu.info nga komuna bëjnë të ditur se plumbat e kanë goditur katin e tretë, dhe kanë thyer disa dritare.Ky sulm vjen vetëm një ditë pas thyerjes së xhamave të automjete të komunës, nga ish rojat e parkingut, të cilët nuk pranuar t’i punonin nën menaxhimin e një kompanie private, por insistuan që të punonin nën menaxhimin e OVL të UÇK-së, ani pse rrogat do t’i merrnin të njëjta.Kontrata OVL të UÇK-së i është ndërprerë pas rekomandimit të Auditorit të Përgjithshëm, pasi që kishte vërtetuar se ishte nënshkruar në kundërshtim me ligjin në vitin 2012 nga Avni Kastrati./Oranews.tv/