Morën peng 32-vjeçarin për motive të dobëta, 2 në pranga, 1 në kërkim

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë për rrëmbimin e një personi, ndërsa është shpallur në kërkim dhe bashkëpunëtori i tyre.Blutë kanë arrestuar shtetasit Damjano Rrapaj 19 vjeç dhe Alexandër Gjatari, 32 vjeç, të dy banues në Vlorë.Ndërsa është shpallur në kërkim K.Gj., 29 vjeç, banues në Vlorë (i shpallur në kërkim edhe më parë për "Largim nga vendi i qëndrimit").Të tre këta shtetas akuzohen se më datë 30.05.2016, në lagjen "28 Nëntori" në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta kanë marrë me forcë shtetasin Y.K 32 vjeç, banues në Vlorë, e kanë futur në automjetin e tyre tip "Benz" me targë AA656KC dhe kanë lëvizur me shpejtësi në drejtim të lagjes "Ujë i ftohtë".Menjëherë strukturat e policisë janë vënë në ndjekje të tyre dhe personat e mësipërm pasi kanë parë shërbimet nga pas, kanë lënë të lirë personin e marrë peng, në vendin pranë stacionit të furgonave të Kaninës.Më pas, gjatë rrugës në ikje, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë braktisur mjetin në Jonufër dhe janë larguar në drejtim të paditur.Materialet në ngarkim të tyre iu referuan prokurorisë për veprat penale"Heqja e paligjshme e lirisë", "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Prishja e rendit dhe sigurisë publike", "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë" dhe "Moskallëzim krimi".