Vllaznia kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj
Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Shkodranët mposhtën Teutën në pallatin e Sportit "Ramazan Njala" me rezultatin e thellë 102-76. Një sukses që i dërgoi në 3-1 serinë për kuqeblutë duke nëmshkruar titullin e dytë rradhazi në kampionatin kombëtar të baskebollit. Skuadra e Gjeçajt u tregua e aftë të ringrihej pas dështimeve në Kupën e Shqipërisë dhe Superkupë, dhe ky triumf i jep me të drejta të plota emërtimin e ekipit më të mirë në vend. Përsa i përket sfidës që përcaktoi titullin, kuqeblutë edhe pse luanin nën presionin e tifozerisë durrsake e nisën shumë më mirë takimin duke krijuar shkëputejen që në fazat fillestare. Në periodën e dytë djemtë e detit u munduan të rihynin në lojë, por paraqitja mjaft e mirë në grup e Vllaznisë, me pikët e Allen, Berdices, Gjonajt e Xhokovic bëri që distanca e sugurisë mos të prekej dhe në segmentin e 3-të diferenca arriti në +20 për shkodranët. Në këtë pikë skuadra e Milatoviç u dorëzua e vetëdijshme për forcën e kuqebluve dhe trofeu i kampionit nuk lëvizi nga qyteti i Shkodrës. Vllaznia konfirmoi edhe një herë që nuk do të jetë e thjeshtë për askënd që kërkon ti marrë titullin, pasi kjo skuadër e ka të skalitur stolin e kampionët dhe do ta mbroj me të gjitha forcat të paktën edhe për një sezon.