Punonjësit e Qendrës së Zhvillimit Social: Pamjet të manipuluara qëllimisht

Në Qendrën e Zhvillimit Social në Shkodër, pavarësisht arrestimit të Drejtores dhe infermieres për  “Shpërdorim detyre”, personat që trajtohen aty dhe stafi e kanë një ditë si gjithë të tjerat, ndonëse momentet e vështira janë të pashmangshme.Vera Macurreli një nga punonjëset e Qendrës, i cilëson pamjet e shfaqura në emisionin investigativ “Stop” si të pavërteta dhe të manipuluara qëllimisht. Vera Macurreli: Kam mbetur e shokuar, nuk ekzistojnë ambjente që të ketë lidhje prangash, hekurash, nuk ekzistojnë. Unë habitem, kryetarja e Bashkisë tha se përgjegjësi i sektorit që ka qenë këtu ka dhënë këto pamje. Ai ka qenë përgjegjësi kryesor që është dashur të marrë masa për këto nëse ka ndodhur. Përderisa ne nuk kemi parë ndonjëherë që është ushtruar dhunë në këtë vend, është e patolerueshme.Edhe rezidentët pranë kësaj qendre, mohojnë që të jetë ushtruar dhunë ndaj tyre apo të jenë lidhur me mjete të forta. “Ky institucion nuk pa pasur probleme, por këto streset që kanë personeli me këto që janë bërë.Mos ja çoftë Zoti kujt, këto punojnë me fëmijët, shërbejnë”.Bashkia e Shkodrës ka akuzuar ish-përgjegjësin e sektorit social, Leonard Hilën, për manipulimin dhe shpërndarjen e pamjeve që sipas saj janë të paverteta.Voltana Ademi: Ambjentë të tilla nuk ekzistojnë në Qendrën e Zhvillimit. Tuba, hekura, ganxgha, imazhe të tilla janë të nxitura, të prodhuara dhe të shpërndara nga njerëz të papërgjegjshëm dhe për këtë kërkoj hetim të thelluar dhe nga Prokuroria.Sipas hetimeve të Prokurorisë ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor në këtë Qendër është ushtruar dhunë sistematike, ndërkohë që tre paciente në moshë madhore, kanë qenë shtatzënë dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme, rezultat që ka dalë në bazë të akteve të ekspertimit mjeko-ligjor, të kërkuara nga organi i akuzës.Në Qendrën e zhvillimit trajtohen 87 persona, 40 prej tyre marrin shërbim ditor dhe 47 shërbim rezidencial, nga të cilët vetëm 7 janë banorë të Bashkisë së Shkodrës.