Vlahutin: Krimi nuk duhet të jetë më i fortë se institucionet

Ambasadorja e BE-se, Romana Vlahutin kërkoi forcim të luftës kundër abuzimit dhe mashtrimit me fondet, gjë që sipas saj duhet bërë në bashkëpunim me rajonin që kriminelët të mos përfiojnë. Vlahutin iu referua studimeve, teksa tha se nga 20-40% e cmimeve të rritura janë pasojë e abuzimit dhe mashtrimit me fondet. Ndërkaq, zv.ministri i Financave, Erjon Luçi shpjegoi për Ora News se po kontrollohet përdorimi jo vetëm i fondeve të buxhetit, por edhe atyre që përfitohen nga Bashkimi Europian.Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana vlahutin apeloi institucionet shqiptare që luftojnë mashtrimet, që të rrisin kontrollin, hetimin dhe penalizimin e rasteve të abuzimit me fondet e buxhetit të shtetit dhe ato që merren në kuadër të programeve të financuara nga BE-ja. Sipas Vlahutin, nevojitet një bashkëpunim rajonal që krimi të mos jetë më i fortë se institucionet.Romana Vlahutin:  Në mënyrë që të kemi mundësi të mbrojmë dhe promovojmë interesin publik në mënyrë efikase dhe përdorimin e duhur e fondeve publike duhet patjetër të ketë një kombinim të kapaciteteve institucionale dhe transparencës publike të cilat së bashku japin garancinë e duhur gjithë qytetarëve tanë për përdorimin e parave.  OLAF si pjesë e institucioneve të administratës publike të BE mund të ndihmojë vërtetë tu japë shembuj të ekspertizës, që çdo vend duhet ti ketë që të investigojë hetojë dhe penalizojë abuzimet me fondet publike në mënyrë efikase. Ngritja e nstitucioneve të tilla është e nevojshme pasi duket të ketë kapacitete të tilla që të luftohet mashtrimi. Kjo është e rëndësishme jo vetëm në kontekstin e menaxhimit të fondeve të BE-së por dhe të  mbrohen burimet tuaja kombëtare. Celësi është besimi. Fjala kyçe këtu është besim.  Është shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme që institucionet të kenë besimin e qytetarëve bizneseve dhe investitorëve jo vetëm të huaj por dhe ata vendas, të kenë besimin e fqinjëve miqve dhe partnerëve ndërkombëtare. Besimi është parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Mashtrimi nuk ka kufij, as kombësi, prandaj bashkëpunimi ndërmjet vendeve është thelbësor në mënyrë që të mos lejohen kriminelët  të integrohen në rajon. Krimi nuk duhet të jetë më i fortë se institucionet prandaj duhen shkëmbime efikase dhe në kohën e duhur  edhe për raste të caktuara sa i takon inspektimeve dhe hetimeve.Mënyra e përdorimit të fondeve publike dhe atyre që përfitohen nga projektet e financuara nga ndërkombëtarët kontrollohet nga një zyrë në ministrinë e Financave. Sipas zv.ministrit Erjon Luçi në sitë po kalojnë edhe fondet e Bashkimit Europian, të lëvruara në kuadrin e projektit IPA.Erjon Luçi: Po kontrollojmë të gjitha praktikat me fondet e mira që janë në buxhet. Fondet IPA janë një segment më i dedikuar në aspektin e fokusimit.Ka pasur raste të abuzimit me fondet e BE?Erjon Luçi: Deri tani duke pasur parasysh volumin jo dhe aq të madh të fondeve parregullsite kanë qenë të pandjeshme, por me rritjen e volumit do fillojë të rritet edhe presioni.Qeveria shqiptare pritet të marrë vetëm si mbështete buxhetore rreth 40 milionë euro fonde nga bashkimi europian, ndërkohë që financime të kobnsidreueshme do të përfitohen edhe për sektorë të tjerë./Oranews.tv/