Edhe Metroja e Parisit në grevë

Punonjësit e trenave dhe metrove në Paris i janë bashkuar grevës së shoqatës franceze të hekurudhave, një javë përpara fillimit të Kampionatit Europian. Ndërkohë që pritet një tjetër grevë nga ana punonjësve portual.Protestat vijnë për shkak të reformave të punës që kërkon të aplikojë qeveria, të cilat përfshijnë edhe ndryshimin e orarit të punës. Si pasojë e grevës së hekurudhave, rreth 40 % e trenave të shpejtë nuk do të lëvizin. Kjo grevë filloi të martën dhe është e 8-ta që shoqata franceze e hekurudha ndërmerr në 3 muajt e fundit.Projekt-ligji për miratimin e reformave i ka kaluar senatit dhe do të votohet këtë muaj. Presidenti Francois Hollonde dhe kryeministri Manuel Valls pavarësisht protestave kanë deklaruar se nuk do të dorëzohen dhe do ti shkojnë deri në fund miratimit të këtij projekt-ligji.Ndërkohë që më 14 qershor pritet një protestë masive e sindikatës së punëtorëve, pikërisht ditën që senati do të votojë pranimin ose jot ë reformave të qeverisë.Kjo protestë është programuar 4 ditë pas nisjes së Euro 2016 që do të zhvillohet në vendin trans-aplin.Po ashtu edhe transporti ajror po planifikon një grevë, e cila nuk lidhet drejtpërdrejt me sindikatën e punëtorëve, por ka të bëjë me aksionet industrial dhe kërkesat e pilotëve për rritje page. Franca ka disa javë që ëhstë përfshirë ne protesta masive nëtë gjithë vendin ku shpeshherë kanë përfudnuar edhe në përleshje me forcat e rendit./Oranews.tv/