Rriten pensionet për 6 kategori, përfitojnë rreth 15 mijë pensionistë
Qeveria miraton rritjen e pensioneve për rreth 15 mijë pensionistë në të gjithë vendin.Bëhet fjalë për 6 kategori, të cilat kanë mbushur moshën e daljes në pension, nga tetori i vitit 1993 deri në fund të dhjetorit 1996, e që do të marrin tashmë sipas datave që ka propozuar Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave ngushton diferencat në masën e pensioneve, ndërkohë që pragu maksimal i përfitimit për të gjitha kategoritë është përcaktuar 23 640 lekë.Vendimi prek të moshuarit që janë mbi 80 vjeç, e që nga ky muaj e në vijim do të marrin shtesat e shpallura në vendim. Efektet financiare, janë llogaritur në masën 324 milionë lekë dhe sipas qeverisë, ato do të përballohen nga rezultati pozitiv financiar i Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2015.Përfitime specifike do të ketë nga qershori edhe për ish-minatorët dhe gratë e punësuara në arsim e kulturë, të cilët përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara.Vjetërsia e punësPensionet për vjetërsi shërbimi, kalojnë në masën 70 përqind të pagës që i është llogaritur pensioni, por jo më shumë se kufiri maksimal i pensionit të pleqërisë, të caktuar në ligj, pavarësisht kohës kur kanë kaluar me 70 për qind të pagës, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë, të caktuara deri në datën 30 shtator 1993, në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së rivlerësuar këtij pensioni me 70 për qind të pagës.Pensionet e pleqërisë të punonjësve të nëntokës dhe ato të grave të punësuara në arsim dhe kulturë, kur llogariten si pensione të plota, pavarësisht kohës kur kanë kaluar si të tilla, përveç rritjeve dhe indeksimeve të zakonshme do të përfitojnë edhe rritjet e diferencuara që kanë përfituar të gjitha pensionet e plota të pleqërisë me datë fillimi në harkun kohor 1janar 1995 - 1 janar1997, përfshirë edhe rritjen në varësi të datës së fillimit të pensionit dhe masës së rivlerësuar si të plotë të këtij pensioni. Ja kush përfitonKategoria 11 tetor 1993 – 31 dhjetor 1996 Ishte 1 401 - 2 474 lekë; Bëhet 14 085 - 23 640 lekëKategoria 21 janar 1994 – 30 shtator 1994 Ishte 2 175 - 3 840 lekë; Bëhet14 088 - 23 640 lekëKategoria 31 tetor 1994 – 30 prill 1995 Ishte 2 492 - 4 400 lekë; Bëhet14 087-23 640 lekëKategoria 41 maj 1995 – 30 shtator 1995 Ishte 2 741 - 4 400 lekë; Bëhet 14 086 - 23 640 lekëKategoria 51 tetor 1995 – 31 mars 1996 Ishte 3 070 - 5 420 lekë; Bëhet 14 088- 23 640 lekëKategoria 61 prill 1996 – 31 dhjetor 1996 Ishte 5 420 lekë; Bëhet 23 640 lekë