Shkatërrohet banda e hajdutëve, 3 në pranga, vidhnin në Sarandë dhe Greqi

Policia e Sarandës në bashkëpunim me policinë greke kanë zbuluar dhe arrestuar anëtarët e një bande që kryente vjedhje në qytetin bregdetar dhe shtetin fqinj, konkretisht në Igumenicë.Pas një hetimi dy mujor u bë e mundur arrestimi i shtetasve:

  1. Dritan Reçi, 38 vjeç, lindur në Burrel, banues në Durrës.
  2. Alfred Hoxha, 28 vjeç, lindur në Mate, banues në Durrës.
  3. Ilir Mama, 38 vjeç, lindur në Tepelenë, banues në Sarandë.
Policia ka bërë dokumentimin e disa vjedhjeve, konkretisht:Më datë 29.05.2016, këta shtetas kanë vjedhur banesën e shtetasit E.T., në lagjen nr.1 Sarandë, ku dyshohet se kanë marrë 50.000 lekë, 1 aparat celular "Iphone" dhe 1 aparat fotografik.Më datë 18.05.2016, kanë vjedhur banesën e shtetasit grek G.V., në fshatin Mavrudh-Igumenicë (Greqi), ku dyshohet se kanë marrë një shumë parash prej 18.000 Euro, disa aparatë celularë si dhe sende të tjera me vlerë.Sendet dhe materialet e vjedhura në Greqi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kalonin në mënyrë ilegale nga kufiri dhe i shisnin në Shqipëri me një çmim shumë të ulët.