Armando Duka: Do të rishikohet dënimi i Muçës

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka të dielën gjatë një interviste për “Ora Skaner” deklaroi se do të rishikohet dënimi i Gentjan Muçës, nëse ka hapësira për ta reduktuar, dhe në fakt kur Duka flet rrallë herë rezulton jashtë loje. Komisioni i Apelit pasi shqyrtoi kërkesën e klubit të Tiranës vendosi të reduktonte dënimin e mbrojtësit bardheblu nga një vit pezullim , në 6 takime. Pra praktiksht Muça do të mungojw jo më shumë se një muaj e gjysëm e më pas do të jetë i gatshëm për të kontribuar për skuadrën. Ka zgjatur në këtë mënyrë më pak se një muaj makthi i lojtarit për një ndëshkim që mund të ndikonte deri në përfundimin e karrierës.“ Ndryshimi i pikës 10 të vendimin të komisionit të disiplinës , datë 11.05.2016. Lojtari i KF Tirana, Gentjan Muça për ofendim ndaj një grupi personash, bazuar në nenin 57/a të komisionit të disiplinës pezullohet 6 ndeshje nga aktiviteti dhe me gjobë në masën 100.000 lek të rinj”.Ky ishte vendimi i komisionit të Apelit që lehtësonë pothuajse plotësisht jo vetëm barrën personale të    por edhe të klubit të Tiranës që rrezikoi të humbiste për një kohë të gjatë një ndër lojtarët kryesor të skuadrës. Muça gjatë në përfudnim të ndeshjes ndaj Partizanit lëshoi kore ofenduaese ndaj rivalëve të përjetshëm.