Dhurata e Bleona Qeretit për 1 qershor do ju suprizojë…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Qershor 2016, 22:26
Bleona Qereti ka vendosur të bëjë diçka të veçantë për festën e fëmijëve.Këngëtarja shqiptare ka dhuruar gjak për të gjithë fëmijët talasemik.Teksa ka postuar një foto në Instagram, Bleona shkruan:” Dhuro gjak, shpëto një jetë!Ky ishte #1Qershori im, në ndihmë të kauzës për fëmijët talasemikë. Nëse të gjithë fëmijët në botë kërkojnë në këtë ditë dhurata, fëmijët talasemikë e vetmja gjë që kërkojnë është gjaku... Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ta, ndaj ndihmo edhe ti, dhuro gjak në dy ditët e ardhshme për fëmijët e sëmurë pranë Klinikës Keit ! Gezuar 1 qershorin#love #Bleona”
/Oranews.tv/