Diamandi jeshil thyen rekord botëror, shitet 16.8 mln $
Diamandi më i madh jeshil në mbarë botën, 503 karat, diamand i pastër jeshil i quajtur "Aurora Green" ka vendosur një rekord të ri botëror duke u shitur në një ankand të Christie's në Hong Kong për plot 16.8 milionë dollarë.Kreu i departamentit të bizhuve për Christie's në divizionin e Azisë, Curiel tha se ky gur i rrallë ka tejkaluar pritshmëritë."Epo kjo ishte një shitje e jashtëzakonshme. 85 milionë dollarë kemi arritur të grumbullojmë në ankandin që zgjati për dy ditë duke shitur diamandë, rubinë, safirë me një rekord botëror të ri të vendosur vetëm për diamandin jeshill. Bëhet fjalë për 3.5 milionë dollarë për karat, dyfish në krahasim me rekordin e mëparshëm. Një diamand i ngjashëm jeshil, sigurisht jo mepastërinë e tij, është shitur 6 vjet më parë. Ky është një rekord i ri i vendosur në Hong Kong" tha ai për Reuters.Një diamand jeshill 6.13 karat vendosi rekord për Christie's në vitin 2014 në Hong Kong kur u shit për 3.6 milionë dollarë, me 594.5 mijë dollarë për karat.Curiel shton se ky është diamandi më i madh jeshil që ka dalë ndonjëherë në shitje në ankand dhe vlera e tij është verifikuar nga Instituti Gjeomologjik amerikan.Blerësi kërkoi të qëndrojë anonim."Ajo cka është shumë speciale rreth këtyre diamandeve jeshilë është fakti se janë shumë të rrallë dhe në mbarë botën ka shumë pak të tillë. Maksimumi i tyre është 5 karat por zakonisht janë vetëm 1. Kam 47 vite në këtë biznes dhe kurrë nuk kam parë një të këtillë. Kurrë nuk kam parë diamand jeshil si ky" tha ai.2016 shënon 30 vjetorin e shtëpisë së ankandeve të Christie's në Azi dhe 250 vjetorin e saj në mbarë globin.
/Oranews.tv/