Qeni shpëtohet nga përmbytjet në Teksas

Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar prej ditësh përmbytje në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, madje nga niveli i lartë i ujit, është përpirë i gjithi edhe lumi Brazos, duke detyruar mijëra banorë të evakuojnë shtëpitë e tyre ndërsa 6 persona kanë humbur jetën në përmbytjet që konsiderohen më të këqijat në më shumë se 100 vjet.Kafshët janë braktisur duke qënë në çdo moment në rrezik për jetën, siç është rasti i këtij qeni i cili mezi ka arritur të mbajë kokën sipër ujit. Vullnetarët e ekipeve të shpëtimit Richard Allen dhe Jeff Shimek arritën të shpëtojnë qenin dhe ta nxjerrin nga makina ku kishte ngecur.Sipas ekspertëve të shërbimit meteorologjik, këto janë përmbytjet më të frikshme që prej vitit 1913. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në Teksas, niveli i ujit ka arritur në disa zona të Teksas deri në 16.5 metra, duke përmbytur shtëpi e biznese."Ky niveli ujit nuk është parë prej dekadash këtu dhe banorët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset" tha Jeff Braun, Drejtor i Zyrës së Emergjencave Civile./Oranews.tv/