Regjizorët "hidhen" në mbrojtje të Keira Knightley

Intervista e regjizorite të filmit "Begin Again" beri bujë të madhe për vetë faktin se ai kishte eksperiencë të keqe nga puna me aktoren. Dhe jo vetëm kaq John Carnay, u shpreh në deklaratë se edhe nëse do të kishte mundësi që të realizonte një tjetër film pranë Kiera, me një skenar sado të suksesshëm sërish do të refuzonte punën pranë saj. Por duket se jo të gjithë regjizorët kanë kaluar aq keq, teksa punonin me aktoren e famshme.Fillimisht kanë reaguar dy regjizorë të famshëm, të cilët kanë kundërshtuar fjalët e kolegut të tyre duke mbrojtur Keira. Mark Romanek, shkruan në Twitter: "Eksperienca ime pranë Keira Knightley ishte fantastike.Ishte spektakolare në çdo kuptim të kësaj fjale. As që e kuptoj se ku dëshiron të dal ky djal me këto intervista që jep. Ai është thjesht një arrogant dhe asgjë më tepër".Ai shton më pas: "Ndërpreja e vetme që kam patur gjatë punës me Keira, ishte vetëm një apo dy ore kur erdhi nëna e saj ne sheshxhirime për ta takuar". Pas tij vijon Lorene Scafaria, ajo shton se është një kënaqësi e vecantë të punojë me persona si Keira, aktorja ështe një person i thjeshtë dhe e aftë t`ua bëjë shumë të lehtë punën stafit./Oranews.tv/