Gwen Stefani publikon këngën e dytë dedikuar Blake Shelton
Gwen Stefani ka publikuar klipin e saj të dytë dedikuar Blake Shelton.Dhe mesa kuptohet nëpërmjet tekstit të cilin e ka shkruar vetë kengëtarja, ajo është më e dashuruar pas Blake sa mund të mendonim ne. Kënga quhet Misery dhe është pjesë e albumit të shumëpërfolur This Is What the Truth Feels Like.Në fakt mbase nga titulli Misey shumë mund të keqkuptohen, por kjo këngë nuk përmban aspak negativitet. Gwen shpreh të gjithë ndjenjat ndaj Blake, madje në një rresht i kërkon ndihmë që ta nxjerr nga gjithë vështirësitë mizore me të cilat e ka përplasur jeta.Duhet thënë se Misey përveçse surprizë është një klip mjaft i kompletuar. Gwen ka ndjekur rregullon e parë të këtyre ditëve.Shumë nga artistët e suksesshëm të 2016, në fragmente të klipeve qëndrojnë pranë balerinëve. Këngëtarja po ashtu ka rikthyer edhe lulet klasike mbi kokë, duke na thënë se janë ende në modë. Por Gwen ka edhe një anë tjëter në klip krahas klasikes. Këngëtarja shfaqet shumë ekstravagnte me kostumin bardh e zi./Oranews.tv/