Luajti rolin e boksierit në film, shpallet kampion bote në jetën reale!

Në film luajti rolin e një boksieri, por erdhi momenti që këtë rol ta bënte edhe në jetën reale, e madje duke u shpallur kampion.Bëhet fjalë për aktorin dhe tashmë boksierin Tony Bellew, i cili luante rolin e rivalit për titullin kampion në serinë e 7-të të filmit “Rocky”, ku protagonist ishte edhe aktori i famshëm Sylvester Stallone.Tony Bellew u shpall kampion bote në peshën e lehtë mbrëmjen e së dielës së shkuar në kategorinë WBC. Kurora e kësaj peshe ishte vakante dhe Bellew mundi në “Goodison Park” të Evertonit rivalin e tij nga Australia, Illunda Makabu.Në atë film që kushtoi 37 milionë dollarë, Bellew do të sfidonte në ring për titull djalin e Apollo Creed. Gjatë xhirimeve të filmit, Tony Bellew kishte krijuar shpesh probleme, pasi në ring rrëmbehej nga pasioni për boksin dhe godiste fort protagonistin kryesor.Madje edhe dueli real mes dy boksierëve zhvilluar në Britaninë e Madhe ishte si një film, me rivalin australian që dominon në raundin e parë dhe hedh në tapet Bellew. Por ashtu si në filma, ku protagonisti nuk dorëzohet, edhe boksieri britanik nuk heq dorë, madje dominon në raundin e dytë dhe në të tretin vulos fitoren. /Ora News/