Askush nuk e beson se ka humbur në peshë në mënyrë natyrale
Një mësuese obeze e cila humbi 52 kg pasi u nda nga i dashuri i saj, është shprehur se njerëzit nuk arrijnë ta besojnë se ajo është dobësuar në mënyrë natyrale.Laura Micetich, 25 vjeç nga Tennesse dikur peshonte 136 kg. Në fillim ajo këmbnguli t’i nënshtrohej një operacioni për të humbur në peshë por kur iu bashkua palestrës dhe pa rezultatet e para kuptoi se mund ta arrinte një gjë të tillë edhe në rrugë natyrale.Dy vjet më vonë bukuroshja brune duket aq ndryshe sa që njerëzit e akuzojnë se ka bërë ndërhyrje apo ka marrë pilula të veçanta.“Njerëzit mendojnë se kam kryer operacione por ka qënë i gjithi një proces natyral. Jam stërvitur shumë. Qëllimi im kryesor është të jem e lumtur dhe e shëndetshme. E dua palestrën tani – stërvitem gjashtë herë në javë” – shprehet Laura për Daily Mail.
/Oranews.tv/