Kafeneja ku mësohet muzikë

Në këtë kafene në Manila, klientët përveçse mund të shijojnë kafenë dhe bisedën, mund të mësojnë edhe të luajnë muzikë me ukuleles, një kitarë tradicionale e cila prodhon një tingull të lehtë dhe relaksues.Pronarët e "Uke Box Caffe" kanë vendosur t'i bëjnë klientët për vehte duke i dhuruar muzikë e duke i mësuar si t'i bien kësaj kitare të vogël.Klientët mund të marrin me vehte ukuleles apo të marrin me qera një instrument në këtë dyqan, të cilat janë të varura në mur, e që shërbejnë edhe si dekor për lokalin. Gjatë mbrëmjeve muzikantë profesionistë apo edhe ata që marrin leksione mund të luajnë muzikë dhe t'i bashkohen performancave me muzikë bashkëkohore apo edhe muzikë tradicionale. Instruktorët profesionistë japin leksione falas për klientët gjatë fundjavave. Ata mësojnë fillimisht kordat dhe notat bazë për të marrë forcë e për tu inkurajuar që të kenë besim se një ditë do të mësojnë të luajnë muzikë të vërtetë."Pavarësisht të shkuarës apo profesionit tënd, pavarësisht se je artist apo biznesmen, përsa kohë dëshiron të relaksohesh, ky instrument është më i miri" tha Tryrone De Guzman, një nga instruktorët e ukulele.Kafeneja është hapur që në vitin 2015 dhe idejafillestare e pronarëveishte të hapnin një biznes që mbështetej edhe në dashurinë që ato kishin për muzikën por edhe për këtë instrument interesant. Që nga ajo kohë, turma njerëzish, që sot janë klientë të rregullt, vijnë çdo ditë aty për të dëgjuar muzikë apo ndonjëherë edhe për të marrë pjesë në leksione."Fundjavat janë shumë të veçanta për mua, është koha për familjen time dhe për të rikuperuar lodhjne nga puna ndaj këtë e konsideroj si një mundësi relaksi" tha Jana Deborah Mier, me profesion mjeke por që prej disa javësh merr leksione për të mësuar këtë instrument."Përfundimisht mund të them se është një instrument muzikor shumë i lehtë për tu mësuar. Nuk ka nevojë për duar të mëdha si kitaret normale. Janë vetëm 4 nota dhe ti bën një muzikë të bukur" tha Fil Carrion, adhurues i kësaj muzike.Ukulele thuhet se daton në origjinë nga Hauai dhe njihen gjerësisht për trupin e vogël që i është përshtatur kitares portugeze që nga shekulli i 19-të.uke uke02 uke04 uke06/Oranews.tv/