Salma Hayek: Seksi nuk është çelësi për një martesë të lumtur
Salma Hayek është martuar me miliarderin Francois-Henri Pinaul vitin 2009 dhe që nga ai moment ajo ka nxjerr konkluzione te ndryshme sa i përketë martesës, prindërimit dhe balances mes familjes dhe karrierës.Fillimisht aktorja 49-vjeçare saktëson se çfarë ndodh në dhomën e gjumit, nuk është sekreti për një martesë të lumtur. Ajo shton: "Seksi nuk është çelësi i një martese të lumtur, por është një pjesë që ndikon".Salma shton: "Megjithatë mendoj se është e tepruar që një çift të kryejë marrëdhënie çdo ditë. Sidoqoftë them se është e rëndësishme që një cift të ruajë kiminë mes tyre. Kryesore është që ata dy persona të vazhdojnë të qeshin, të ekplorojnë botën, të vazhdojne të argëtohen me njëri-tjetrin dhe të vazhdojnë romancën e tyre".Por kush është ajo që e bën Salma Haeyk kaq krenare për veten? Padyshim që është jeta personale dhe gjithë arritjet e derimëtanishme. 49-vjeçarja shpjegon: "Një martesë e mirë e mbushur plotë me dashuri, kjo është arritja më e madhe për mua. Shtëpia ime është aty ku ndodhet bashkëshorti im. Gjithçka jashtë familjes duhet të eksplorohet nga një çift bashkë".Salma është edhe nëna e një vajze 8-vjeçare Valentina, dhe shprehet se ndihet me fat që në moshë të vjetër u bë nënë për herë të parë./Oranews.tv/