Hapet tuneli me i madh hekurudhor në botë
Tuneli më i gjatë dhe më i thellë në botë është inauguruar zyrtarisht në Zvicër sot, pas dy dekadash punë për ndërtimin e tij. 57 kilometër, tuneli do të sigurojë një lidhje hekurudhore me shpejtësi të lartë nën Alpet zvicerane mes Europës Veriore dhe asaj jJugore apo më saktë do të shkurtojë udhëtimin mes Berlinit dhe Milanos.Zvicra thotë se ky tunel do të revolucionarizojnë transportin evropian të mallrave, i cili cilat aktualisht kryet me një milion kamionë në vit. Projekti, i cili ka kushtuar më shumë se 12 miliardë euro u miratua nga votuesit zviceranë në një referendum në vitin 1992.Tuneli shkon deri në 2.3 km nën sipërfaqen e maleve e shkëmbinjve me temperatura që arrijnë deri në 46 gradë Celsius.Inxhinierët e projektit deklarojnë se kanë shpërthyer dhe shkatëruar mbi 73 lloje të ndryshëm shkëmbinjsh masë e cila ka shkuar deri në 28 milion ton shkëmb të gërmuar.Nëntë punëtorë kanë humbur jetën gjatë punimeve. Tuneli kalon nga Roterdami në Holandë në Genova të Italisë. Kur shërbimet e plota të fillojnë në dhjetor, koha për udhëtarët mes Zyrihut dhe Milanos do të reduktohet nga një orë deri në dy orë e 40 minuta. Rreth 260 trena mallrash dhe 65 pasagjerësh do të kalojnë përmes tunelit në më pak sa 17 minuta.Tuneli i ri ka ndryshuar klasifikimin botëror dhe për pasojë tuneli hekurudhor seikan në Japoni prej 53.9 km radhitet në vendin e dytrë dhe ai që lidh Britaninë e Madhe me Francën Channel Tunnel klasifikohet në vendin e tretë. Në hapjen e madhe të tunelit kanë marrë pjesë Kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti francez Francois Hollande dhe kryeministri italian Matteo Renzi.
/Oranews.tv/