240 çifte konkurrojnë në garën e vrapimit në ujë
Mbi 240 çifte konkuruesisht kanë nisur sezonin e vrapimit në ujë në Suedi, me garën Uto, që shërben për tu kualifikuar në kampionatin botëror.Në këtë garë marrin pjesë burra, gra apo kategori të miskuara, me çiftet e garuesve që konkurrojnë për të vrapuar apo notuar në natyrën e egër.Organizatorët thanë se gara zgjat 39 km vrap dhe 5 km me not në ishullin e Uto, në jug të Stockholmit dhe pranë ishujve fqinjë të Rano dhe Alo.Vështirësia rritet për shkak të alternimit të vrapit dhe notit. Pasi lagen në ujë, për garuesit bëhet edhe më i vështirë vrapi. Fituesit e çifteve për meshkuj ishin vëllezërit suedezë Jonas dhe Lars Ekman, që e përfunduan garën për 3 orë e 56 minuta e 49 sekonda.Fituesit e garës nga çiftet e miskuara ishin Daniel Hansson dhe Kristin Larsson, gjithashtu nga Suedia që e përfunduan garën për 3 orë e 49 minuta. Ndërsa në çiftet e femrave e fitoi garën Annika Ericsson and Elisabet Parsdotter.8 ekipe nga ky event u kualifikuan për kampionatin botëror që mbahet në Uto në muajin shtator. Një tjetër garë e ngjashme do të organizohet në 18 qershor në Britaninë e Madhe.
/Oranews.tv/