Kylie Jenner, tani nuk kemi më dyshime për të dashurin e saj të ri
Tani nuk kemi më dyshime se kush është i dashuri i saj i ri. Kanë mjaftuar postimet që Kylie ka bërë në rrjetet sociale, Snapchat kryesisht për të kuptuar se ajo ka nisur një lidhje të re. Kylie, 18-vjeç, momentalisht ndodhet në krahët e reperit Kanadez PartyNextDoor, dhe nëse deri tani, mund të kishim dyshime, Kylie na i ka shuar duke postuar në Snap serenatën e Party për të.E mesa duket çifti kanë kalur goxha kohë pranë pianos, një nga pasionet e hershme të rreperit 22-vjeçar. Kylie ka publikuar një video ku patyNextDoor, këndon nje këngë me fjalë shumë romantike dedikuar vetëm asaj.Ndërsa më pas ajo i kërkon Paty të mos e filmojë pa tualet, jo vetëm që ta sheh figurën e saj por ta fshijë tërësisht. Reperi i pergjigjet se ai nuk dëshiron ta fsheh atë, por do vetëm ta mbrojë.Një burim ka thënë për lidhjen e re të Kylie: "Ata po e shijojnë shumë shoqërinë e njëri-tjetrit, po kalojnë mirë dhe po argëtohen. Kylie thjesht po perpiqet të qëndrojë pranë dikujt që do ta ndihmojë të harrojë Tyga. Edhe përse po përpiqet të qëndrojë në këmbë, dhe të mos bie në sy të askujt për dhimbjen e saj, e vërteta është që Kylie momentalisht ndihet shumë e lënduar"./Oranews.tv/