Kjo është shtëpia e pushimeve të Britney Spears
Duke qenë se këngëtarët kanë një punë shumë stresuese sidomos gjate turit te koncerteve, shumica e tyre preferojnë që të udhëtojnë në vende të ndryshme bregdetare për tu shpërqëndruar dhe për të kaluar mirë së bashku me familarë të tjerë.Por ky nuk është stili i Britney Spears. Këngëtarja e pasur nuk do të kënaqej kurrë me qëndrimin në një apo disa hotele sado luksoz dhe të shtrenjtë që të jenë. Në vendet e saj të preferuara, Britney ka gjetur një zgjidhje tjetër. Këngëtarja blen rezidenca kudo që mendon se do të kalojë mirë.Dhe këtu nuk po flasim për rezidenca të zakonshme nga 1 deri në 5 milionë dollare. Shtëpia e pushimeve të këngëtares që ndodhet në Kaliforni mësohet t`i ketë kushtuar 30 milionë dollarë. Shtëpia e Princeshës së Pop, ndodhet në Malibu, dhe këtë herë e ka shfrytëzuar për të kaluar pak ditë pranë dy djemve të saj Jayden James dhe Sean Preston.Shtëpia ka 5 dhoma gjumi, 4 tualete, një pishinë shumë të madhe, dalje emergjente në rast zjarri, shumë ballkone dhe një pamje të mrekullueshme nga bregdeti. Siç duket qartë, pjesa më e madhe e shtëpisë është me xham. Por edhe nëse Britney do të vijë të qëndrojë vetëm ndonjëherë ajo ka disa fqinjë të famshëm me të cilët mund të kalojë kohë. Pranë saj është shtëpia e Mariah Carey, Charlize Theron dhe Halle Berry.
/Oranews.tv/