Dhunë, abuzime seksuale dhe aborte në Qendrën e Zhvillimit Social
Një tjetër skandal ka prekur qendrat e përkujdesit në Shkodër. Pas një hetimi dy javor prokuroria ka zbuluar se pacientët me sëmundje të shëndetit mendor kanë qenë objekt abuzimesh seksuale dhe dhune të vazhdueshme fizike.Për më tepër hetimet treguan se tre prej pacienteve me probleme mendore kanë abortuar në mënyrë të paligjshme. Pas hetimeve policia arrestoi drejtoren e Qendrës Zhvillimit Social Juliana Cepi dhe një infermiere Aida Ymeraj.Hetimet 2 javore të prokurorisë kanë rezultuar se ndaj pacientëve me sëmundje të shëndetit mendor është ushtruar dhunë sistematike.Gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se tre femra në moshë madhore, paciente në këtë Qendër, kanë qenë shtatëzanë dhe kanë abortuar në mënyrë të paligjshme."Konkluzioni ka dalë në bazë të akteve të ekspertimit mjeko-ligjor, të kërkuara nga ana e Prokurorisë së Shkodrës.Në bazë të hetimit Prokuroria e Shkodrës ka evidentuar si përgjegjës për trajtimin jo në mënyrën e duhur shtetaset Juliana Cepi, drejtore e Qendrës, si edhe Aida Ymeraj, infermiere në këtë qendër. Ndërkohë, vijojnë hetimi për të identifikuar plotësisht rastet e dhunës, si edhe përgjegjësitë e punonjësve të Qendrës, neglizhenca e të cilëve ka sjellë si pasojë shtatëzaninë e femrave me probleme mendore, si edhe ndërhyrjen e paligjshme për abortin e tyre" thuhet në njoftimin e prokurorisë.[caption id="attachment_759661" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Drejtoresha e Qendrës Zhvillimit Social në Shkodër, Juliana Cepi e arrestuar[/caption]Edhe emisioni investigativ "Stop" tv Klan publikoi dje disa pamje nga kjo qendër ku pacientët duken të lidhur me zinxhirë.Vetë drejtoresha Juliana Cepi pak orë përpara ndalimit, tha për mediat se pamjet e publikuara janë të stisura, por hetimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes ia lë në dorë organeve kompetente. "Do të kishte qënë shumë i mirë prezantimi i atyre pamjeve që janë reale dhe jo të stisura. Gjithsesi ne do të japim një deklaratë në momentin e duhur që mos të dëmtojmë edhe organet që merren me këtë pjesë". Sipas hetimeve drejtorja bashkë me infermieren kanë qenë në dijeni të abuzimeve sistematike por nuk kanë referuar rastet as kur tre pacientet kanë abortuar. Për më tepër dy të arrestuarat nuk kanë shmangur përsëritjen e dhunës. për skandalin që u publikua edhe në emisioni investigativ stop ka reaguar edhe bashkia e Shkodrës që ka në varësi këtë qendër.Sipas bashkisë ngjarja është e manipuluar dhe e montuar nga persona të caktuar që kanë punuar më herët në këtë institucion, por janë pushuar për thyerje të rënda disiplinore.Në Qendrën e Zhvillimit trajtohen 87 persona me moshë mbi 25 vjec, nga të cilët vetëm 7 janë banorë të shkodrës./Oranews.tv/