Veliaj përuron këndin e lojrave, dhuratë e Bashkisë për fëmijët

Ndërtimi i këndit të lojërave nga Bashkia e Tiranës prodhoi për 4 muaj protesta të një grupi aktivistësh dhe përplasje institucionale mes Presidentit dhe Bashkisë së Tiranës. Por, sot këndi i lojërave u kthye në argëtimin më të madh të fëmijëve të qytetit. Beteja u transformua në simbolike dhe kryebashkiaku i Tiranës fitoi një bast publik me qytetarët dhe kundërshtarët e tij. Kryetari i Bashkisë së Tiranës u prit nga qytetarë të shumtë, ndërsa premtoi se do të vijonte me investimet në zona të tjera të Tiranë.Për 4 muaj u kthye në teatër dhune dhe përplasjesh të disa aktivistëve, madje edhe institucionale mes Presidencës dhe Bashkisë.Por sot, parku i lodrave gumëzhinte nga fëmijët dhe prindërit e tyre që eksploronin me një gëzim të dallueshëm argëtimin falas të ofruar nga Bashkia e Tiranës.Në 1 Qershor, beteja u transformua në simbolike dhe kryebashkiaku i Tiranës fitoi një bast publik me qytetarët dhe kundërshtarët e tij.4000 m2 janë ndarë në 8 zona për fëmijët e grupmoshave 1 deri në 12 vjeç.Vogëlushët do të udhëtojnë sipas fantazive të tyre në lodrat e vëna në dispozicion. Treni do t’i transportojë në destinacionet e gjelbërta të parkut.Fëmijët më aktivë mund të shfrytëzojnë fushat e basketbollit, pingpongut.Lisharset i kolovisin vogëlushët në atë që sot u duk si një park ëndrrash.Për grupmoshat 3-5 vjeç, Bashkia ka vendosur tapete bari sintetik, pasi specialistët e rekomandojnë si një element mbrojtjës ndaj dëmtimeve të mundshme, ndërsa në hapësirat e tjera Bashkia pohon se nuk është prekur bari origjinal.Një grup prej afro 20 aktivistësh qëndruan edhe sot pranë parkut dhe kërkuan rikthimin në gjendjen origjinale të tij.Erion Veliaj iu përgjigj me bluzën “Toy Story”,  lojën e zgjedhur për të simbolizuar betejën për këndin e lojëraveVeliaj: Inatet e të rriturve nuk duhet të pengojnë zhvillimin e Tiranës dhe progresin e fëmijëve. Nuk duhet të pengojnë projektin që kemi për Tiranën. Sot ky debat u mbyll dhe është referendumi më i mirë. Garantoj se puna në Tiranë do të vazhdojë. Shumë shpejt hapim parkun e lodrave tek “Mine Peza” . Nuk është prerë asnjë pemë dhe nuk ka asnjë kafe. Është shumë e rëndësishme të mos bëjnë histeri.Sherret e politikës t’i lëmë në parlament, qytetin ta bëjmë të bashkuar. Nuk është moment për hakmarrje as për arrogancë.”Prindërit dhe fëmijët kanë tashmë një destinacion për argëtim.Bashkia e mbajti një premtim dhe sot mori shumë vlerësime, por tani duhet të mbajë fjalën për kënde të tjera lojërash në kryeqytet.