Koka: Edukimi mjedisor është një sfidë e përbashkët e të gjithë shoqërisë sonë

Shqipëria ka humbur në 10 vitet e fundit 15% të sipërfaqes së gjelbërt ndërsa shumë specie të rralla nuk ktheheshin më në vendin tonë.Statistikat janë bërë zyrtare nga ministrI i Mjedisit Lefter Koka i cili në ditën ndërkombëtare të biodiversitetit, moratoriumin e pyjeve dhe atë të gjuetisë i quajti masa drastike por mëse të nevojshme. Koka theksoi se moratoriumet do të japion efektet pozitive nëse zbatohen.Koka: Si politikan do të dëshirojë të mund të bëja një rrugë që në zgjedhjet e ardhshme të rivotohesha sa më shumë. Si prind do të bëja këtë që bëra me këto vendime që bëra për ti gëzuar të gjithë fëmijët në mbarë Shqipërinë.Ministri i Mjedisit tha se Edukimi mjedisor është një sfidë e përbashkët e shoqërisë  institucioneve shtetërore, si dhe e sistemit arsimor.Koka: Shqipëria mund të bëhet një vend konkurrues me vendet e tjera europiane të rubanizuara, jo për nga sasia e betony. Nëse ne do të kemi një biodeiversitet, një flour dhe faun ndoshta atë që natyra na dhuron, por edhe njeriu që duhet ta ruajë.Koordinatori i Përhershëm i Agjencive të Kombeve të Bashkuara në ShqipërI Ëilliams bëri apel  për mbrojtjen e florës dhe faunës përmes pjesëmarrjes në  iniciativën globale BIOBLITZ i cili starton në Tiranë por do të shtrihet në të 61 bashkitë e vendit. Këto mesazhe u përcollën nga parku botanik i cili është pjesë e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe përdoret për punë dhe kërkime shkencore.  Parku me rreth 850 bimë të rralla vizitohet nga mbi 3500 persona në vit. Megjithatë drejtuesit e kopshtit botanik jashtë kamerave theksojnë se aktualisht ky park vuan mungesën e fondeve.