Akuzat për përdhunim, Polonia apelon ekstradimin e regjisorit Roman Polanski

Ministri i drejtësisë së Polonisë ka deklaruar se do të apelojë vendimin për të mos ekstraduar regjisorin e famshëm Roman Polanski në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për t’u përballur me akuzat e përdhunimit. Zbigniew Ziobro, i cili është njëkohësisht prokurori i Përgjithshëm i Polonisë, tha se ai do të bëjë ankesë në Gjykatën Supreme.Gjyqtari hodhi poshtë ekstradimin e Polanskit në muajin tetor me argumentin si të papranueshëm. Polanski, i lindur në Poloni por që jeton në Francë, u largua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës para se të dënohej në vitin 1978 dhe pasi pranoi që ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 13 vjeçare.Viktima Samantha Geimar, e përshkoi si një përvojë të hidhur eksperiencën me Polanskin gjatë një interviste në emisionin Hardtalk për rrjetin britanik Bbc në vitin 2013. Polanski ka shtetësi franceze dhe polake.Franca nuk i ekstradon qytetarët e saj, por regjisori herë pas here viziton Poloninë, ku e fundit ishte me rastin e një eventi mediatik javën e kaluar në Katowice.Autoritetet zvicerane hodhën poshtë një urdhër ekstradimi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 2010, pas dënimit të tij me arrest shtëpie për nëntë muaj./Ora News/