Pezullohet e drejta e prindërimit kur i mituri merret në mbrotje nga shteti

Rastet e shumta të dhunës apo të shfrytëzimit të fëmijëve në shtëpi, në shkollë apo në institucionet e përkujdesjes kanë detyruar Ministrinë e Mirëqënies Sociale të propozojë ndryshime ligjore në ligjin aktual për mbrojtjen e fëmijëve. Sipas draftit, në rast se faktohet dhuna ndaj një të mituri pezullohet menjëherë e drejta e prindërimit dhe fëmija merret në mbrojtje nga shtetit pavarësisht dakortësisë apo refuzimit të prindërve.Nësë prindërit dhunojnë, shfrytëzojnë apo abuzojnë me të miturit e tyre dhe kjo faktohet nga punonjës social që tashmë me ligjin e ri do të kenë një status më me shumë kompetenca, do të pezullohet menjëherë prindërimi dhe fëmija merret në mbrojtje nga insitutucionet shtetërore.Kjo është një nga pikat kyçe të draftit për mbrojtjen e fëmijëve përgatitur nga Ministria e Mirëqënies Sociale, ku kujdestaria ndërpritet menjëherë pavarësisht dëshirës së prindërve.Klosi: Prindër të cilët vlerësohen nga punonjësit social të pushteti vendor që nuk kanë mundësi që të trajtojnë një fëmijë me të drejta të plota do ti ndërpritet e drejta e prindërimit.Edukatorët, mësuesit, kujestarët në shtëpitë e fëmijës, apo psikologët detyrohen me ligjin e ri të raportojnë rastet e dhunës në shoqëri, në shkolla, në familje apo në komunitet në raste se kanë informacione se ndaj një fëmije ushtrohet dhunë.Klosi: Mësuesit dhe psikologët e shkollave, punonjësit e institucioneve shtetërore apo të përkujdesit të fëmijëve public apo privat kanë për detyrë të raportojnë për cdo rast të dhunës ndaj fëmijëve.Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar për Fëmijë tha se duhen ndëshkuar maksimalisht dhunuesit e fëmijëve.Gjosha:  Implementimi i ligjit dhe ai alarm që duhet të ngrihet për sistemin e drejtësisë për të ndëshkuar të gjithë ata persona që kanë sjellë këtë cështje kaq të madhe për mbrojtjen e fëmijëve.Nëpërmjet ndryshimeve ligjore dhe nevojës për ngritjen e një sistemi identifikues, personat të cilët kanë dhunuar fëmijët në institucione nuk do të lejohen më të punojnë në institucione të ngjashme, apo të kenë kontakt me fëmijët.