Bënë pazar në një fshat të Delvinës me 100 euro falco, arrestohen

Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona për "Falsifikim monedhash".Manol Memsullaj 31 vjeç  dhe Valbona Kanani 39 vjeç, të dy banues në Vlorë, rreth orës 19:30 të së dielës (29 maj 2016) kanë blerë disa sende në fshatin Stjar të Delvinës në një dyqan në pronësi të shtetasit J.K 45 vjeç.Në përfundim të pazarit, ata i kanë dhënë shitësit një kartmonedhë me prerje 100 euro, e cila dyshohet te jetë e falsifikuar.