Shpërthim eksplozivi në katin e pestë të një pallati, dëmtohet ashensori

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një pallat në kryeqytet.Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:30 të së martës, në katin e pestë të pallatit “Riviera” në rrugën “Margarita Tutulani”.Policia thotë se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale dhe është dëmtuar ashensori i pallatit.Shkak i këtij shpërthimi dyshohet të jetë vendosja e një sasie lënde plasëse.Nga ana e bluve po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale.[caption id="attachment_758464" align="alignnone" width="640"]shperthimi ne pallat Në foto: Dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi me eksploziv

[/caption][caption id="attachment_758466" align="alignnone" width="640"]shperthimi Në foto: Dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimi me eksploziv[/caption]