Disa fshatra pa mjekë, Ristani: Jemi munduar të gjejmë zgjidhje alternative
Në disa fshatra të Lezhës ka mungesë mjekësh dhe për të marrë shërbimin shëndetësor banorët duhet të udhëtojnë gjatë.Problematika më e madhe është në njesitë administrative të Balldrenit, Kolshit dhe Blinishtit.Kjo për shkak se nuk janë gjetur mjekë që mund të shërbejnë në këto zona.Ky fakt është bërë i ditur nga Drejtori i Shëndetit Publik në Lezhë, Arben Ristani, sipas të cilit janë gjetur zgjidhje alternative, duke dërguar mjekë të zonave të të tjera për t’iu shërbyer banorëve.Arben Ristani: Në qendrat shëndetësore të Lezhës ka mungesë mjekësh, duke filluar me Kolshin ku mungon një mjek, Binishtin ku mungon një mjek tjetër dhe Torovicën ku mungojnë dy mjekë.Kemi vendosur një grafik që të martën dhe të enjten të mbulohet nga këta dy doktora pjesa e Torovicës dhe Malecajve. Jemi duke biseduar me Ministrinë e Shëndetësisë që të gjejë mundësinë për vendosjen e një mjeku stabël.Shkak për këtë situatë bëhet distanca e largët e këtyre fshatrave me qendrën urbane si dhe infrastruktura e shkatërruar rrugore, duke bërë që mjekët të mos pranojnë për të shërbyer në këto zona, pasi është me shumë kosto.