Meta në Asamble: Duhet rregulluar arkitektura e sigurisë së NATO-s

Arkitektura e sigurisë së NATO-s duhet të përmirësohet gjithnjë e më shumë.Kështu deklaroi kryeparlamentari Ilir Meta në senacën plenare të Asamblesë së NATO-s që po mbahet në Pallatin e Kongreseve në kryeqytet.Meta tha se Bota sot nuk është ajo që ishte dje dhe vendet anëtare të Aleances duhet të jenë të përgatitura për t’iu përgjigjur sfidave që kërcënojnë sigurinë globale.Sakaq Meta garantoi se Shqipëria do të vazhdojë të jenë një anëtarë aktive e NATO-s, për sigurinë e përbashkët.Meta:“Asambleja Parlamentare e NATO-s ka mbëshetur Shqipërinë në anëtarësimin e  saj që u bë sëbashku me Kroacinë në 2009.Shqipëria do vazhdojë të mbetet anëtare aktive për tu përballur me ato sfida shumëdimensinale të sigurisë që kemi, të konsolidojmë , të jemi më të fortë për sigurinë e përbashkët sa i përket stabilitetit politik në Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe pjesë të tjera të Mesdheut kjo për arsye të rritje të ISIS. Kemi kërcënime që na vinë dhe nga Lindja me konflikte të ngrira që janë të pazgjidhura, konflikte që vinë nga mospërfshirja, ekstremizmi, varfëria. Kemi dhe sulmet kibernetike. Po kështu aleancat e fshehta mes terroristëve dhe organizatave të tjera, trafikimi i jashtëligjshëm i armëve, drogës, qënieve njerëzore. Të gjitha këto duhet të na tregojnë dhe janë sinjale për nevojën e menjëhershme për të forcuar angazhimin tonë për veprime kolektive për ti luftuar këto sfida të përbashkëta.Arkitektura e sigurisë duhet të rregullohet gjithmonë e më mirë.Asambleja Parlamentare ka një rol kyç për ti bërë shtetet anëtare të marrin hapat dhe vendimet e duhura. Bota sot është një vend ndryshe, siguria e të cilës vihet në pikëpyetje shpesh. Shpesh injorojmë Europën Juglindore, Mesdheun, po janë fushat të konfliktit që dominojnë axhendat europiane.Duke folur për krizën e refugjatëve, Meta trha se Shqipëria nuk do të ndërtojë mure por do kontribuojë me mundësitë e saj modeste për zgjidhje. Ai vlerësoi rëndësinë e zgjerimit të BE dhe NATO-s në Ballkanin Perëndimor.Meta: Muajt e fundit kemi parë çfarë ka ndodhur në aspektin humanitar, por dhe sulmet terroriste në Europë dhe sfidat të rënda për sa i përket arkitekturës ndërkombëtare politike të sigurisë në Krime, Ukrainë.Në vërtet kemi përgjegjësinë si komb dhe qeveri për të mbrojtur kufijtë tanë, por dhe detyrimin tu japim ndihmesë dhe strehë këtyre personave që janë larguar nga vendet ku dëshirojnë ti eleminojnë. Shqipëria nuk është ndikuar drejtëpërdrejtë nga ky fluks refugjatësh por në kuadër të kësaj pune ne do ndihmojmë dhe rikonfirmojmë se do kontribuojmë ashtu siç duhet me kapacitetet tona modeste. Ne nuk do të ndërtojmë mure, Shqipëria mbetet e vendosur për të kontribuar në sigurimin global. Orientimi euroatlantik i rajonit është i domosdoshëm për sigurinë tonë dhe pjesën tjetër të botës perëndimore. Eshtë e rëndësishme që BE dhe NATO të zgjerohen me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor dhe të kos lëmë asnjë korridor të izoluar, të përjashtuar, apo të pa siguruar.