Zjarr në shtëpinë e të moshuarve, humbin jetën 17 persona në Kiev
Një zjarr masiv në një shtëpi të moshuarish ka shkaktuar vdekjen e 17 prej tyre në Kiev të Ukrainës.Zjarri shpërtheu në orët e para të së dielës, teksa në ndërtesë strehoheshin 35 të moshuar. Policia nuk ka zbardhur ende shkaqet, por ka arrestuar pronarin e shtëpisë e cili e përdorte në mënyrë private, ku të moshuarit paguanin rreth 300 doallarë në muaj.Shtatëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një shtëpi të moshuarish në Ukrainë.Ngjarja ndodhi në fshatin Litocki, 37 kilometra në verilindje të Kievit. Sipas shërbimeve emergjente shtetërrore të Ukrainës, zjarri shpërtheu në orët e para të së dielën në mëngjes, teksa në ndërtesën dykatëshe në strehoheshin 35 persona.Zëdhënësi i policisë Mikola Zhukovic, tha se në mesinin e 17 trupave ishte edhe një infermiere. Kryeministri Volodimir Groisman tha se zjarri ishte një tragjedi e tmerrshme që kishte shkaktuar humbje të pariparueshme dhe bëri thirrje për një hetim të menjëhershëm për shkaqet që cuan në këtë ngjarje të rëndë. Policia e Kievit tha se kishte arrestuar pronarin e ndërtesës i cili e përdorte atë për të moshuarit në mënyrë privare, për 238 dollarë në muaj.Parapraksiht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e sistemit të dobët të sigurisë nga zjarri.
/Oranews.tv/