Franca nderon Ismail Kadare me titullin “Komandant i Legjionit te Nderit”

Ismail Kadaresë, shkrimtarit shqiptar me famë botërore në një ceremoni të veçatë në Pallatin Presidencial "Élysée" do ti dorëzohet titulli "Komandant i Legjionit të Nderit", i cili iu akordua disa muaj më parë.Në ceremoninë e cila do të zhvillohet në orën 18:00, pjesëmarrës do të jetë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili u ftua nga Presidenti Hollande.Pas akordimit të titullit "Komandant i Legjionit të Nderit" shkrimtarit Ismail Kadare në muajin janar të këtij viti, pasditen e së hënës do të jetë Presidenti Francës, François Hollande, i cili në një ceremoni të veçantë në Pallatin Presidencial "Élysée" do t’ia dorëzojë shkrimtarit shqiptar.Dorëzimi i titullit nga ana e vetë Presidentit është një ngjarje e rrallë, pasi zakonisht dorëzohet nga përfaqësues të tjerë të pallatit, por edhe në rastet kur çmimi dorëzohet nga Presidenti, ceremonia zhvillohet për disa personalitete në grup.Në ceremoninë e organizuar në nder të shkrimtarit Ismail Kadare do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili sipas njoftimit zyrtar fillimisht do të pritet në një takim nga Presidenti i Francës, François Hollande.Në ceremoninë e organizuar e ftuar do të jetë Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila do të nënshkruajë edhe marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë  e Kultures e Komunikimit te Francës.Që prej vitit 1988, Shqipëria nuk ka patur një marrëveshje kulturore me Francën."Komandant i Legjionit të Nderit" është Urdhri apo nderimi më i lartë kombëtar në Francë i krijuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802 dhe deri më sot mbahet nga 93 mijë anëtarë.Këtë vit me këtë urdhër janë nderuar 600 persona.Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore.Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve në mbi 45 gjuhë të huaja, Kadare ka promovuar edhe Shqipërinë në mbarë botën me historinë dhe kulturën e saj shekullore.Pak ditë më parë Presidenti i Republikës Bujar Nishani i  akordoi shkrimtarit Ismail Kadare dekoratën e Flamurit Kombëtar në Konferencën Ndërkombëtare me titull "Shekulli i Kadaresë".