Goja e kujt kafshe është kjo?

Një strukturë mjaft e çuditshme, me mijëra "dhëmb", dhe nofulla të gjakosura, kjo është goja e një kafshe që vështirë i'u shkon mendja. Në fakt kjo gojë e çuditshme i takon një lloji breshke të detit. Me dhëmbët që duken sikur dhjetëra stalaktike, që quhen “papillae” janë të vendosura përgjatë ezofagut e deri në zorrët e breshkës. Arsyeja pse kjo breshkë është e pajisur me këto dhëmb qëndron tek ushqimi, për ta ndihmuar breshken të ketë mundësi për të grabitur ushqime të rrëshqitshme.