Shërbeu 45 vjet në polici, ja surpriza që i bëri ministri Tahiri efektivit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2016, 13:06
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka surprizuar një efektiv të policisë rrugore që sot doli në pension.Xhemil Haluli, i cili ka shërbyer për 45 vjet në polici ka emocionuar edhe ministrin Tahiri. Efektiva ka shërbyer për 22 vjet me të njëjtin motor.“45 vjet ne Polici, 22 vjet me te njejtin motorr. Cfare emocioni surpriza qe i rezervuam Xhemilit diten e fundit te punes se tij. Emocion i pamase edhe per mua. Per te gjithe ne. Pas 45 viteve ne Polici, Xhemili doli sot ne pension. Faleminderit me gjithe zemer per sherbimin ne Policine e Shtetit. Frymezim per te rinjte e te rejat,”, shkruan Tahiri në FB.