“Lutja e fundit” për reformën në drejtësi

Dy ministrat që drejtojnë  dikasteret më të  përfshira në procesin integrues të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Klajda Gjosha i kanë lëshuar thirrjen e fundit politikës,  për të mos humbur më kohë, me miratimin e reformës në drejtësi.Kryediplomati Bushati dhe ministrja e Integrimit Klajda Gjosha kërkuan që politika të plotësojë kërkesën që vjen nga 92 përqind e shqiptarëve, por edhe nga afatet e vëna nga Brukseli, duke miratuar një orë e më parë reformën.Bushati: Përsa kohë të gjithë lexojnë që rreth 92% e shqiptarëve duan të ndryshojnë status quonë, janë të pakënaqur me shërbimet që marrin dhe me sensin e drejtësisë që nuk është i vendosur në Shqipëri, do të thotë që këtu kemi të bëjmë me një nevojë të brendshme të shoqërisë shqiptare.Gjosha: Fatkeqësia është që ne kemi dy vjet që flasim për reformën në drejtësi dhe unë do të doja që nga ky panel të vinte thirrja e fundit që realisht politika shqiptare duhet ti japë fund kësaj çështje.Por ndërsa ministrat lëshuan këtë thirrje, ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, e përfshirë në negociata të vazhdueshme për miratimin e reformës, zgjodhi të mos e prekë në mënyrë direkte miratimin e saj, por përmendi nevojën që Shqipëria të tregojë me vepra para BE se di të shfyrtëzojë të gjitha mundësitë e saj.Vlahutin: Sipas progresraporteve të KE, në përparimin e saj Shqipëria nuk ka ndalur asnjë sekondë. Por para nesh është një hap i madh, duhet të lëvizim në nivelin tjetër që do të jetë edhe më i vështirë. Përveç diskutimeve politike është e rëndësishme të diskutohen politikat. Njerëzit duan të dinë çfarë sjellin ato. Shqipëria duhet tja provojë BE, jo me fjalë, por me vepra që di të shfrytëzojë mundësitë.Deklaratat u bënë në Konventën e Integrimit, ku për të diskutuar mbi integrimin, ishin përfaqësues të politikës dhe shoqërisë civile. Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, i adresoi kritikat pikërisht ndaj shoqërisë civile, me kërkesën që të reagojë, jo vetëm mbi bazë donacionesh.Bregu: Shoqëria civile ka nevojë për tu shkëputur vetëm nga faza dhe dhënia e financimeve, Mua më ka bërë përshtypje dhe besoj nuk jam e vetmja fakti që në rastin e ngjarjeve të fundit që ka ndodhur në Shqipëri, sikurse ishte skandali me kryebashkiakun në Peshkopi ne nuk patëm një reagim të shoqërisë civile.Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Sllovakisë në Tiranë, Milan Ciganik, i cili tha se vendi i tij do të mbështese politikisht dhe teknikisht përparimin e Shqipërisë në BE.